Dy rekorde në zgjedhjet amerikane: – Pjesëmarrja më e lartë në 100 vitet e fundit. Biden, më i votuari në histori, kalon edhe shifrat e Obamës

5 nentor  2020

Joe Biden me shumë gjasa do jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

Kandidati demokrat është vetëm 6 vota larg 270-s dhe i duhet vetëm një shtet nga ata që kanë mbetur pa numëruar për të qenë fitues.

Ai mjafton të fitojë në Nevada ose në Xhorxhia; në Karolinën e Veriut ose në  Pensilvani.

Sipas projeksioneve të para Biden është edhe kandidati më i votuar në historinë e zgjedhjeve amerikane duke superuar edhe rekordin e Obamës.

Një tjetër rekord në këto zgjedhje është niveli i pjesëmarrjes, më i larti në 100 vitet e fundit. Kanë votuar rreth 101 milion amerikanë, rreth 65 milionë e të cilëve, me postë për shkak të pandemisë së Covid.

Gazeta Dita