Osman Mehmeti Dedaj-Puke.

Dy gojdhana per kohra epidemishe.

  1. Osman Mehmeti nga Dedaj- Puke, 81 vjec, ne vitin 1983 me tregoi, se Dergja (smundjet) jane gjana te gjalla:

“Kam qene 8 vjec kur u perhape Lija (e Bardhe). Kishim mbetun rrah (shtrire) te gjithe. Une e pashe (shikova) Line. Erdhi ajo me nje tas druni me uje. I dha nanes teme me pi, e ajo piu. Mu afru mu e nuk me dha me pi. Nana vdic e une pshtova, se ajo (Lija e Bardhe) nuk me dha me pi uje.

Vazhdon Osmani: “Te gjitha dergjet jane te gjalla, por  jane raste te rralla qe ne njerzit mundemi ti shikojme”.

  1. “Heret, heret paska ra murtaja ne krahine. Njerzit rrah per toke. Nji plake, ne Ukth (Ukth-Puke) ju paska thane: – Ne mujshi (mundeshi) me i ba dy kie (qe) te zi e me i vu ne laver, e me e i shetit rreth e rreth kufijte e katundit duke e ba nji hulli, ma murtaja ska cka ban ne katundin tone. Keta te Ukthit i paskan pas dy qete e zije, dhe e bane me parmende hulline (brazden) rreth e rreth katundit, e aty e mbrapa nuk u smu (semure) kurrkush ne Ukth. –   -Tregoi Ymer Hajdari nga Dedaj-Puke, ne vitin 1983. Ymeri dinte shume legjenda e gojdhana, ne kete kohe ishte 64 vjec, dinte shkrim e kendim. Tashti qe i shfletova keto shenime duhet permend kujtimin e fisnikerine e Osmanit dhe Ymerit,  te dy nuk jetojne, qofshin ne paqe. Shenimet ne kllapa jane shtesa te miat, e keto shenime duhen lexuar si gojdhana, por thone se kane nje te vertete.
  2. Osman Mehmeti Dedaj-Puke.

  3. Vizatimi i Osman Mehmetit eshte realizuar nga Agim Bido.
  4. Nga blloku i shenimeve 1983, Jaho Brahaj.