Studentët mbajnë sot protestën kombëtare para ministrisë së Arsimit: – Pa dorëheqje nuk ndalemi!

31 Tetor 2026
Studentët do të zhvillojnë sot, në orën 12:00, protestën e radhës kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë do të protestojnë para ministrisë së Arsimit ku mblidhen fillimisht për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku edhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Në mbështetje të tyre pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor. Po ashtu, në shesh pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore.
Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.
Kryeministri ka kërkuar dialog, por të rinjtë kanë refuzuar.
