“Duan të shesin sapunin për djathë”/ Hajdari shpërthen me tone të forta, zbulon prapaskenat e Këshillit Politik

22 SHTATOR 2020

Mbledhja e Këshilli Politik sapo ka përfunduar, deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për mediat, ku përsëriti edhe një herë apelin per të pasur lista të hapura.

Deputetja Hajdari tha se anëtarët e Këshillit Politik, po luftojnë për interesat e ngushta të kryetarëve të partive.

‘Propozimi i opozitës parlamenetare me opinonin publik është që listat të jenë të hapura 100% , të bëhet një listë me një rend politik, me një votë nominale dhe të shikopjmë se kush nga kandidatët merr më shumë vota, që më pas të shkojnë në parlament. Ps vazhdon i mëshon pot ë njëjtës proprozim, i bëjnë hile shqiptarëev po i hedhin hi, po i sheshin shqiptarët sapunin për djath. Ka ardhur koha për diccka tjetër, një politikan duhet ta ccojë premtimin deri në fund. Unë do ta vazhdij këtë betetjë nuk do të negocioj, nuk do të tërhiqem, do bëj ccfarëdolloj sacrifice për ta ccuar betejen deri në fund. Boll më me marrëveshje të fshehta. Do ketë nga ata që të më kërcënojnë, shantazhojnë që unë të negocioj për propozimin që kam bërë. Dua që votuesi shqiptar të përzgjedh listën fituese’– u shpreh Hajdari.

Gazeta Sot.