31 Dhjetor 2024

Elvin Tivari, një ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë që dikur punonte për një pagë 700 mijë lekë të vjetra në muaj, shumë shpejt u kthye në sipërmarës i sukseshëm që menaxhon investime në miliona euro.

Këto investime shtrihen në ndërtim, hotelëri, restorante, zyra konsulence, që në Shqipëri njihen si zyra seksere dhe zyra në fushën e shitjeve imobilare.

I lidhur ngushtë me lobin e bashkisë së Tiranës, Elvin Tivari si të gjithë drejtorët e tjerë të kësaj bashkie, pësuan një ngritje të menjëhershme ekonomike, duke u shfaqur konkurencë serioze dhe rrezik falimenti për shumë biznesmenë veteranë që veprojnë në Shqipëri.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho, është duke hetuar rolin e Tivarit në raport me detyrën që ka pasur në Drejtorinë e Ujësjellësit në Tiranë dhe perandorinë e biznesit privat që ka ngritur në zonat më të lakmuara të vendit.

Biznesi i drejtorave të bashkisë së Tiranës, përfshirë dhe Elvin Tivari, shumë shpejt pësoi jo vetëm ngritje ekonomike, por dhe një shtrirje të madhe gjeografike nga Tirana, Durrësi, Vlora e deri në Dhërmi.

Pra në zona mjaft të lakmuara kohët e fundit, aty ku është vija bregdetare apo aty ku përqëndrohet popullsia më e madhe, siç është kryeqyteti i vendit Tirana.

Në total në emër të Elvin Tivarit, janë rregjistruar në QKB, 8 subjekte private të cilat janë duke u verifikuar nga SPAK.

Në 7 shkurt 2022, ish-drejtori i Veliajt, Elvin Tivari, ka themeluar kompaninë “LA Brisa”, një kompani kjo që menaxhon një prej hoteleve luksoze në bregdetin e Dhërmiut.

SPAK NJË HAP LARG TIVARIT/ Drejtori i shitjeve në UKT u kthye në

Hoteli “LA Brisa”

Ky biznes është i ndarë mes dy aksionerëve, Elvin Tivari, që gëzon 40 për qind të aksioneve dhe Fatos Malaj, vëllait të kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj.

Ndërkohë në 11 shtator 2023 Elvin Tivari, hap një tjetër biznes në Tiranë, të quajtur “I Rise Property & Investment” të cilin e zotëron 100 për qind të aksioneve.

Biznesi ka si objekt: “…Agjensi Imobilare,dhënie këshillimi dhe konsulence në tregun e shitjes dhe blerjes së pronave për individë. Shërbime ndërmjetësimi dhe komisione në sektorin imobilar. Konsulencë për projekte në fusha të ndryshme, ndërtimi i ndërtesave rezidenciale dhe jo rezidenciale…”.

Gjithashtu emri i Elvin Tivarit, del si pronar dhe tek kompania e tregtimit të kafesë, “Gourmet&Co” në Xhafzotaj të Durrësit, i cili zotëron 33 për qind të aksioneve të këtij biznesi. Ndërsa pjesën tjetër e siguron ortaku i tij, Theofan Kazanxhiu.

Këtë biznes, Elvin Tivari e ka blerë në vitin 2008 nga Bledar Pajana, kundrejt çmimit prej 330 mijë lekë të vjetra.

Zgjerimi i bizneseve të ish-drejtorit të bashkisë, Tivarit, ka vijuar dhe në vitin 2023, pasi në 13 Tetor, ka themeluar “Gastro Factory”,  një Bar-Restorant që ushtron çdo lloj operacioni dhe transaksioni ne lidhje me importimin, eksportimin,tregtimin,shitjen dhe shperndarjen e mallrave të nevojshme në fushën e gastronomisë.

Në këtë biznes Tivari gëzon 34 për qind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër e gëzon ish-drejtori i UKT-së, Redi Molla dhe Dritan Kadiu.

Të tre këta emra dalin dhe tek ndërtimi i superhotelit me 5 Yje në Durrës, dhe kjo përputhet plotësisht përmes kompanisë “Etitur” që Elvin Tivari e ka hapur 3 shtator 2020 dhe gëzon 100 për qind të aksioneve.

Në vitin 2018 Elvin Tivari, hap një Bar-Restorant-Piceri “Marina Bistro”, në qytetin e Durrësit.Ky biznes aktualisht është i pezulluar.

Ndërkohë në 19 Prill 2022, Elvin Tivari së bashku me Dritan Kadiun hapin kompaninë “Blue Construction”, duke ndarë 50 për qind të aksioneve. Kjo është një kompani që ka si aktivitet në fushën e Hoteleri-Turizmit.

SPAK NJË HAP LARG TIVARIT/ Drejtori i shitjeve në UKT u kthye në

Agron Malaj dhe Elvin Tivari