Dokumentari për objektet e kultit të krishterë në Kosovë ngjall reagime të shumta në Serbi, nuk mungojnë kërcënimet ndaj gazetarit Mema.

Koriik 2020.

Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, ka transmetuar 6 ditë më parë dokumentarin e titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”.

Ky dokumentar i realizuar nga gazetari Marin Mema dhe historiani Florent Hasani është pasuar nga reagime të shumta në Serbi, ku janë përfshirë politikanë, historianë dhe gazetarë të ndryshëm.

Lidhur me domumentarin ka reaguar edhe shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Kuptohet që Serbia kurrë dhe me asnjë kusht nuk mund të heqë dorë nga shenjtorët e saj në Kosovë dhe Metohi. Ne besojmë se edhe populli shqiptar, i cili është krenar për historinë dhe traditën e tij të pasur, nuk ka nevojë të përvetësojë historinë dhe traditën e popujve të tjerë” – tha Gjuriç.

Edhe në disa reagime të tjera thuhet se mesazhet e dhëna në dokumentar janë “propaganda e radhës” dhe se emisioni atakon historinë dhe besimin fetar të popullit serb.

Ministria e Kulturës ka folur madje për “provokim” duke shtuar se deformimi i historisë serbe nuk do mund të arrihet asnjëherë.

Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga opnionistë të ndryshëm, ndërkohë që në forume shihen edhe kërcënime ndaj gazetarit Mema.

Lidhur me këtë çështje nuk ka reagime në Shqipëri.

l.h/ dita