“Do të jetë më vdekjeprurëse se koronavirusi i ri”/ Alarmi tronditës i ekspertit: Kina po mbledh ADN-në e botës për një arsye të tmerrshme!

5 DHJETOR 2020

Gazeta Sot

Republika Popullore e Kinës po mbledh prej vitesh AND-në e njerëzve nëpër botë për një arsye të tmerrshme, thotë publicisti Gordon Chang.

Me mbi 80 milionë profile shëndetësore të krijuara tashmë, Kina ka sipas tij, bazën më të madhe të të dhënave të ADN-së në mbarë globin dhe po vazhdon ta zgjerojë atë. Në një intervistë me Fox News, Chang paralajmëron sëmundje edhe më të rënda se Covid-19 do të mbërrijnë.

Të gjitha informacionet e kësaj të grumbulluara në kohë, Pekini nga sa pretendon blogeri, i cili është njëkohësisht autor librash dhe avokat i njohur, do të përdoren për krijimin e armëve biologjike që do të shënjestrojnë grupe të caktuara etnike.

“Koronavirusi nuk është patogjeni i fundit që do të dalë nga toka kineze. Duhet të shqetësohemi, sepse sëmundja tjetër do të ketë fuqi edhe më të madhe transmetimi e do të jetë më vdekjeprurëse se koronavirusi i ri “, tha Chang.

Raporte të deritanishme kanë treguar se Kina është duke e mbledhur ndërkohë ADN-në e qytetarëve të saj për qëllime sic thuhet, të zbatimit të ligjit, gjurmimin e disidentëve dhe krijimin e një kontrolli të rreptë shtetëror. Por ata kanë gjetur mënyra për të marrë edhe material gjenetik të të huajve, përfshirë amerikanët. Këtë shpjegon Chang, e kanë realizuar edhe përmes blerjes së kompanive amerikane që kanë profile ADN-je, përmes subvencionimit të analizave të AND-së, dhe përmes hakerimit.