Dita Botërore e Librit.  – Ekspozohen ‘thesaret’ e sekuestruara gjatë regjimit komunist të Mit’hat Frashërit

Nga Valeria Dedaj
23 Prill 2014

Në Ditën Botërore të Librit edhe e të Drejtës së Autorit në Bibliotekën Kombëtare është çelur ekspozita me libra të sekuestruar gjatë regjimit komunist në Bibliotekën personale të Lumo Skëndos. Drejtori Piro Misha, rrëfen se disa nga thesaret që ruhen në Bibliotekë mbajnë vulën e Lumo Skëndos

Disa nga thesaret më të rëndësishëm që ruhen në Bibliotekën Kombëtare mbajnë vulën e Lumos Skëndos. Prandaj, në Ditën Botërore të Librit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha në praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti, rrëfen se kontributi i Mit’hat Frashërit nuk është i rëndësishëm vetëm në politikë dhe publicistik, por edhe si bibliograf.
 “Lumo Skëndo është një nga bibliofilët më të rëndësishëm, që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Bibliotekën Kombëtare. Një pjesë e librave që janë ekspozuar sot janë libra që i’u sekuestruan bibliotekës së tij pasi u largua nga Shqipëria. Gjatë ekspozitës së antikuarëve me rastin e 100-vjetorit, pashë se një pjesë e mirë e librave që përbëjnë thesare mbajnë vulën e bibliotekës së tij private. Është një figurë e rëndësishme, i cili plotëson panteonin me figurat tona më të rëndësishme”, shprehet Misha.

Disa nga librat më të vjetër që sot ruhen në fondin e këtij institucioni janë “Letra mbi kuvendin e Mantovës e Papa Piut II, bashkëkohësit të Skënderbeut, botuar në 1473  dhe ditarët e Franc Nopçës

Nga Gazeta Shqiptarja.Com