Nga Mark Brunga

Dhjetëra hektarë tokë në Durrës janë gllabëruar nga deti.

Shkak është erozioni detar që ka lënë gjurmë në zonën e Currilave, Rrushkullit dhe Kepin e Rodonit.

“Durrësi ka një problem madhor, kemi rrëshqitjen e Kodrës së Currilave, duhet një studim i mirëfillt gjeologjik.”

Përveç faktorëve natyrorë, në zhvillimin intensiv të erozionit ka ndihmuar edhe veprimtaria e njeriut.

Haxhi Bici specialist thotë se duhet të merren masa të menjëhershme për të frenuar dëmet e këtij fenomeni.

“Me gurë, dy tre prita që të mos vijnë më dallgët e madha të na gllabërojnë tokën.”

Përparimi i detit drejt tokës si dhe ndërhyrjet pa kriter të njerëzve janë bërë shkak që vija bregdetare e Durrësit të pësojë ndryshime.

Tv Ora