1 Janar 2022

Janë zbuluar destinacionet më të njohura të pushimeve për t’u vizituar në 2023, teksa një studim i fundit i kryer nga Airbnb, shqyrtoi destinacionet në trend për 12 muajt e ardhshëm.

Hulumtimi shqyrtoi kërkimet e bëra në vitin 2022 për pushime 2023, krahasuar me kërkimet në 2021 për pushimet 2022.

Vendin e parë e zuri Malaga në Spanjë, një destinacion i njohur pushimesh për evropianët. Qyteti është i njohur si vendlindja e Pablo Picasso-s, si dhe si porta për në Costa del Sol , pavarësisht se ka 16 plazhe të tjera.

Malaga është vazhdimisht një nga qytetet evropiane më të lira për të udhëtuar, me shumë linja ajrore që konkurrojnë nga aeroportet rajonale.

Malaga ishte i vetmi destinacion evropian që u rendit në top 10 listën sipas Airbnb. Destinacione të tjera përfshinin Sydney, Melburn dhe Perth në Australi.

Dhe tre destinacione në Brazil u renditën në top 10, së bashku me Bangkok në Tajlandë. Ekspertë të tjerë të udhëtimit kanë zbuluar destinacionet kryesore të pushimeve që duhen vizituar edhe në 2023.

Lista e Rough Guides përfshin Leeds si një nga vendet kryesore falë skenës së ushqimit dhe pijeve të qytetit, galerive të artit dhe teatrove.

Nëse jeni duke kërkuar për destinacionet me vlerën më të mirë , një sondazh i kryer nga Starling Bank zbuloi se kryeqyteti i Portugalisë Lisbona është vendi më i mirë për tu relaksuar.

Nga OraNews