Dështon sërish Komisioni Hetimor. – Tensionohet situata, pas debate të ashpra, Partia Socialiste merr vendimin që nuk pritej.

27 TETOR 2021

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit duket se sërisht ka dështuar. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste janë larguar, pas debateve me drejtuesin Enkelejd Alibeaj, për çështje proceduriale.

Deputetët e PS-së kishin kërkuar 5 minuta pushim, gjë e cila nuk u pranua nga Alibeaj dhe pas kësaj ata lanë sallën e mbledhjeve, ndërkohë që deputetët e PD vijuan me leximin e pretendimieve të tyre.

Mbledhja në këto momente është duke vijuar vetëm me deputetët e opozitës.Kjo është hera e disatë që PS braktis mbledhjen, ndërkohë që PD akuzon për bojkot të qëllimshëm për të shmangur hetimet për zgjedhjet e 25 Prillit.

Pavarësisht disa mbledhjeve, si pasojë e përplasjeve mes palëve nuk është miratuar ende rregullorja e brendshme e Komisionit.

DEBATI

Gjylameti: Na jepni 5 minuta pushim. Të kthehet kjo mbledhje në rend.

Alibeaj:Nuk e drejton këtë Komision zoti Bardhi.

Toni Gogu: Kërkon 5 minuta pushim.

Alibeaj: Bardhi keni të drejtën për të folur. Të mos e konsiderojmë si ikje këtë. Zoti Bardhi vazhdo se është kërkesë e pastër për të bojkotuar. Vazhdo Bardhi se mbledhja vazhdon. Kanë shkuar në banjo dhe do kthehen përsëi. E deklarova unë kuorumi vazhdon.

Gazeta Sot