Dëshmoi në SPAK, Petro Koçi del me deklaratën tjetër të fortë: – Lobimet me erë larje hesapesh janë të turpshme! “Kushdo që ka shkelur ligjin të përgjigjet para drejtësisë”.

28 KORRIK 2021

Deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi, ka reaguar sërish pas deklaratave të tij të bujshme se kriminelët e trafikantët po marrin tenderët publikë në Fier.

Pasi dëshmoi në SPAK, Koçi shkruan në “Facebook” se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Meta në shtator rrezikon të bllokojë qeverinë e re, tentativa në prapaskenë për të vonuar plotësimin e Kushtetueses dhe shkarkimin e presidentit

“Pas disa interpretimeve lidhur me qendrimet e mia politike kunder fenomeneve kriminale theksoj:

Kushdo qe ka shkelur ligjin te pergjigjet para drejtesise. Pavaresisht se cfare emri ka dhe cilin institucion drejton. Kam denoncuar impaktin e botes se krimit mbi financat publike pa paracaktuar apo perjashtuar ndonje institucion te pervecem ne Fier.

Cdo hamendje dhe perkthim shqip shqip i deklaratave te mia sipas bindjeve te interpretuesve te ndryshem nuk eshte pergjegjesi e imja.

Sponsorizimet apo lobimet e supozuara ne rastin e qendrimeve denoncuese qe kundermojne ere larje hesapesh jane te denueshme, te kompromentuara dhe te turpshme per kedo.

Te tilla do ishin edhe per mua.”, shkruan Petro Koçi.

Gazeta Sot