Deklarata e Ish-prokurorit per “Dosjen 184”: – Kjo dosje tregoi se drejtësia e re ishte mashtrim

22 DHJETOR 2020

FacebookWhatsAppTwitterEmail

Ish-prokurori Gentian Trenova është skualifikuar nga “Vettingu” me arsyetime jo fort bindëse në raport me të tjerë prokurorë që e kaluan këtë proces.

Në përfundim të çështjes që ai nisi, thotë se procedura e dosjes u realizua në kundërshtim me ligjin, ndërsa theksoi se “Dosja 184” duhet të hetohej nga Prokuroria e Posaçme.

“Tek lista e dosjes e gjithë procedura mendoj se është në kundërshtim me ligjin, në Kodin e Procedurës penale, sa i përket kompetencës për hetimin e kësaj dosje. Jam i mendimit që dosja duhet të hetohej nga Prokuroria e Posaçme. Kjo dosja ka pasur shumë lirshmëri publike ne vend dhe jashtë vendit dhe për këtë arsye dosja duhet të ishte hetuar me shumë seriozitet, nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Kjo nuk u realizuar sepse mendoj se duket qartë edhe ndikimi i politikës në këtë institucion”, tha ish-prokurori për abc news.

Gazeta Sot