Klodiana Lala

Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: – Kompania ku gjet droga në port zotërohet nga një biznesmen i fuqishëm në të kaluarën

17 MAJ 2022

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë në “Open” se Porti i Durrësit është shpesh pika ku përplasen grupet kriminale në qytetin bregdetar.

Sipas saj, të gjitha grupet duan të kenë kontrollin e portit, për të transportuar drogë. Një praktikë që ajo e zbuloi në studio, ishte dhe që ato fshiheshin në kazanët e mbeturinave e nga atje, shkonte drejt e në duart e trafikantëve.

Sa i përket sasisë prej mbi 50 kg kokainë të sekuestruar sot në port, të gjetura në qymyr, Lala tha se kompania që e zotëron i përket një biznesmeni shumë të fuqishëm. Nëse ka vullnet të mirë sipas saj, kësaj çështjeje mund t’i shkohet deri në fund.

“E gjithë lufta mes grupeve kriminale në Durrës bëhet për të pasur kontroll me portin. Tenderi i pastrimit është interesant, synohet nga grupet kriminale. Kur pastrohet porti, kjo është në raportet sekrete, në ato kazanët e verdhë që hiqen mbeturinat ka sasi droge, kokaine. Tani fokusi i Policisë është për të kontrolluar punonjësit e mirëmbajtjes në port. Kompania ngarkesën e çonte në Elbasan. Është e vërtetë që administratori është turk, por kjo na çon përpara një pike tjetër. Ku janë të lidhura grupet e Elbasanit, në Kolumbi dhe Brazil.

Në mes të pyllit atje u kap sasi e madhe, me 600 kg kokainë, ishte e destinuar për grupet e Elbasanit. Në këtë mënyrë nëse autoritetet shqiptare kanë vullnet, mjafton të ulen, të diskutojnë me njëri-tjetrin. Kompania që po flasim është zotëruar nga një biznesmen të fuqishëm më herët. Duhet parë në një sërë faktorësh. Nëse hetuesit kanë vullnet, mund t’i shkojnë deri në fund”, tha Lala.