Dalin para Gjykatës 7 të arrestuarit në protestën për Teatrin, aktivistët bëjnë lëvizjen urgjente

20 MAJ 2020

7-të arrestuarit për protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar do të dalin sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Pas protestës së 17 majit, ku policia shembi godinën e Teatrit Kombëtar, u arrestuan shtetasit Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj, për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm

Lidhur me këtë anëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë në protestë përpara Gjykatës.

Kujtojmë se mes të arrestuarve është edhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi.

Gazeta Sot.