Covid: Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona. Mbi 600 të infektuar.

26 TETOR 2021

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 650 qytetarë, në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.