Lapsus apo … Vertete Sukses”. Zv.drejtori i Policisë: – “… pjesa e kultivimit të kanabisit ka ardhur drejt fundit për këtë vit, kemi tregues pozitivë, në numrin e bimëve të kultivuara”.

Ja lajmi i publikuar nga Gazeta Shqiptare:

Situata me kultivimin e drogës/ Zv.drejtori i Policisë: 2022 do të jetë një vit pa kanabis. Vrasjet? Disa nuk i kanë zgjidhur dot situatat diku tjetër dhe vijnë bëjnë krimin këtu

26 tetor 2021

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj deklaroi se viti 2022 synohet që të jetë një vit pa kanabis në Shqipëri.

Në një intervistë në News 24, Dervishaj tha se ky është një prioritet që e ka vendosur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërsa nënvizoi se Policia sipas tij e ka në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit.

“Në këtë vjeshtë tani, kur edhe për shkak të kohës mendojmë se pjesa e kultivimit të kanabisit ka ardhur drejt fundit për këtë vit, kemi tregues pozitivë, në numrin e bimëve të kultivuara. Kemi tregues që na bëjnë të mendojmë që të futemi në vitin tjetër, që viti 2022 të jetë një vit pa kanabis, drejt minimizimit të tij”, tha Dervishaj.

Pyetje: Që do të thotë se Policia e ka në kontroll gjithë territorin e vendit?

Dervishaj: Padiskutim s’ka asnjë cep të territorit që mos jetë nën kontrollin e policisë së shtetit, s’ka në vendin tonë një territor që të jetë shqetësues apo mos kontrollohet nga policia e shteit, këtë e them me kompetencë.

Nga ana tjetër, Derivshaj paralajmëroi se shpejt do të ketë edhe zbulim të vrasjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar.

“Për vrasjet e pazbuluara të vitit të kaluar po punohet me grupe pune të posacme, që të shkojnë drejt zbulimit të tyre dhe shumë shpejt do kemi rezultate pozitive”.

Pyetje: Në opinionin publik qytete si Elbasani, Fieri janë gati- gati zona të kuqe, është kështu për ju? A kemi një riaktivizim të përplasjeve mes grupeve kriminale?

Dervishaj: Për mua nuk është ky konkluzioni i drejtë që duhet të nxjerim për arsye se kriminalitet dhe krim ndodh, dhe në Vlorë, në Elbasan, në Fier dhe gjetiu si kjo në Nikël apo dhe në Shkodër.

Këto janë situata sigurisht përgjigje të grupeve apo individëve kriminalë që kanë hesape me njëri-tjetrin qoftë nga pikëpamja e krimit të organizuar dhe shumica e tyre janë të mbarsura që nga vende të tjera dhe vijnë personat që nuk i kanë zgjidhur dot situatat diku tjetër, vijnë e krijojnë krimin këtu. Gjithsesi kjo është puna jonë, në bashkëpunim me kolegët ndërkombëtarë, kemi një bashkëpunim të mirë në shkëmbim informacioni apo kapjes së personave në kërkim.

Gazeta Panorama