29 Janar 2024

Përshpejtimi i emigracionit në vendin tonë dhe shpopullimi i fshatrave,  ka nevojë për ndërmarrjen urgjente të politikave për zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit njerëzor.

Një analizë e fundit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, sugjeron qeverinë shqiptare që të vërë në jetë politika të shpejta për të për të zbutur efektet e emigrimit, politika të duhet të synojnë promovimin e kushteve ekonomike dhe sociale me qëllim frenimin e migrimit.

Fushat kryesore për reforma përfshijnë modernizimin e kurrikulës arsimore, përmirësimin e kurrikulës arsimore, përmirësimin e rëndësisë dhe cilësisë së formimit profesional, investimin në aftësitë dixhitale dhe nxitjen e fuqizimin e inovacionit.

Po ashtu, rekomandohen rregullime sa i takon pagave minimale dhe pagave të tjera, të cilat sugjerohet se duhet të jenë të harmonizuara ngushtë me rritjen mesatare të produktivitetit të punonjësve.

Burimet adekuate buxhetore dhe mekanizmat monitoruese nevojiten për të siguruar reforma  ë përkthehen në rezultate më të mira.  Rritja e pjesëmarrjesh së fuqisë punëtore të femrave gjithashtu vlerësohet se mund të ndihmojë në uljen e mungesës së fuqisë punëtore dhe nxitjen rritjes.

Sipas studimit, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore mbetet i lartë për gratë. Mbyllja e këtij hendeku gjinor, vlerësohet se mund të rrisë nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri me 5 për qind. Po ashtu, ne dokument, thuhet se zgjerimi i aksesit në objektet e kujdesit për fëmijët mund të nxisë pjesëmarrjen dhe të reduktojë mungesën e fuqisë punëtore, veçanërisht për gratë pa arsim të lartë.