13 Maji 2023

Rreth gjysmë milioni njerëz janë evakuuar në zona më të sigurta në Bangladeshin juglindor, përpara një cikloni Moka i cili mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Sipas mediave, cikloni parashikohet të godasë rajonin sot. Dallgët mund të arrijnë deri në 3.5 metra të larta nëpër brigje.

Mediat thanë se ky ciklon mund të jetë më i forti në Bangladesh në dy dekada.

Është e mundur që cikloni mund të godasë një nga kampet më të mëdha të refugjatëve në botë, Cox’s Bazar, i cili është shtëpia e rreth miliona njerëzve.

Aeroportet e vendosura në rajon janë mbyllur dhe peshkatarët janë këshilluar të mos dalin në det.

Nga OraNews