6 Shkurt 2023

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, zbuloi gjatë një interviste për emisionin Revieë në Euroneës Albania, se kryeministri Rama dhe ish-agjenti i FBI-së komunikonin në një aplikacion të pagjurmueshëm që quhet “Viasat”.

E ftuar në emision, aktivistja Evi Kokalari tha se “Viasat” është një aplikacion që përdoret për komunikim të brendshëm nga CIA dhe FBI. Ajo u shpreh e habitur sesi kryeministri Rama mund të ketë marrë akses në këtë aplikacion shumë të sigurt dhe të papërgjueshëm.

“Viasat është një kompani që përdoret nga agjensitë qeveritare amerikane siç është FBI pasi ka siguri shumë të lartë. Është një metodë komunikim nëpërmjet FBI-së dhe CIA-s. Më bën përshtypje si ka marrë akses në këtë aplikacion Edi Rama dhe nëse kjo ka qenë duhet të investigohet në Amerikë. Ish-e dashura tha që flisnin shumë shpesh, këtu mund të ketë pasur një biznes për dosjen e Lul Bashës, mund të jetë diçka tjetër që ata bënin biznes. Arroganca e Edi Ramës kur i tha Berishës në parlament “e kalon dot oqeanin”, tregon qartë që ka pasur një relacion dhe biznes mes tyre”, tha Kokalari.

Gazeta Sot