kryeministria me Kuajt e Zi

28 Shkurt 2023

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim penal për çështjen “McGonigal”. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala e cila ishte e ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”.

Sipas saj, SPAK nuk po heton për emra konkretë të lidhur me këtë çështje. Lala shtoi se prokuroria po vijon hetimet bazuar në dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Klodiana Lala: Po flas për një hetim të regjistruar në regjistrin e veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nga informacionet që unë kam, ka nisur një hetim pa emra zyrtarësh të lartë, por është duke u hetuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Është duke u hetuar për dyshime se janë përfshirë zyrtarë të lartë.

Duke hetuar atë histori, u ra në gjurmët e kësaj historie ku përmendet kryeministri shqiptar. Çfarë duhet të bëjë Prokuroria shqiptare. McGonigal ka hyrë në Shqipëri disa herë. Duhet të marrë hyrje-daljet, të marrë në pyetje personat që ka takuar. Për çfarë është thirrur në kryeministri, pa qenë i shoqëruar sipas protokollove nga një person i ambasadës amerikane. Është bërë qytetar nderi në Tropojë, ka dalë në foto me politikanë të ndryshëm. Ajo çfarë ne nuk dimë, çfarë përmban ajo dosje.

Çfarë përmban ajo dosje në Amerikë.

Gazeta Panorama