Çështja e Ballukut, reagon Gjykata Kushtetuese: – Dosja i kalon mbledhjes së gjyqtarëve për të vlerësuar kriteret e pranueshmërisë

2 Dhjetor 2025
Trupa gjykuese në Gjykatën Kushtetuese nuk ka arritur vendimmarrje për ankimin e qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.
Reagimi i Gjykatës Kushtetuese
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon:
Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.
Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
