Çështja “Balluku” në Kushtetuese, Lubonja: Skandali i rrëmbimit të parave, i dukshëm! – Ka një presion të shtuar ndaj GJK, flagrante nëse i japin të drejtë qeverisë

27 Nentor 2025
Analisti Fatos Lubonja ishte pasditen e sotme në News24, teksa foli për çështjen Balluku. Qeveria dërgoi në Kushtetuese pezullimin nga detyra të z.kryeministres, e cila do të shqyrtohet më datë 2 dhjetor.
Lubonja thekson se rrëmbimi i parave është i dukshëm nga Belinda Balluku dhe vartësit e saj në paracaktimin e fituesve të tenderëve.
Por ai shton se ka një presion të shtuar ndaj Gjykatës Kushtetuese, që nëse vendos pro qeverisë duke i hequr masën e pezullimit nga detyra, do ishte një gjë flagrante.
Më tej, analisti tha se SPAK duhet të shkojë te kreu i kësaj bande, siç e quan ai, kryeministrin Rama.
Fatos Lubonja: Unë nuk besoj, dyshoj, se çfarë do ndodhi. Mendimi im që GJK ka marrë vendime në favor të pushtetit, ka qenë deri 8 me 1. Kam mendimin se kjo është një gjë aq flagrante nëse i japin të drejtë qeverisë, këtu luhet me sa kanë personalitet ata gjyqtarë. Intuita ta thotë, kjo gjykatë gjithsesi ata gjyqtarë e kanë të vështirë të marrin vendim pro qeverisë. Skandali është i dukshëm i grabitjes së parave, shkelja e madhe, shkelja e një barazie në tenderë, rrëmbim parash. E kanë shumë vështirë ti dalin kundër kolegëve në drejtësi. Është një lloj testi i drejtësisë.
Ka një presion të shtuar. Kur bëhet fjalë për presion të shtuar, në këtë vendin tonë, intriga mund të mendohet se Rama i bën presion sinqerisht drejtësisë sepse ka dhe hallin e vet. Mund të mendohet edhe që këto presione të jenë t shtira nga Rama për ti thënë Ballukut që i bëra të gjitha nuk kam çfarë bëj.
Këtu vijmë te çështja e drejtësisë sonë, sa shkon te Rama sa nuk shkon. Çdo njeri e di që nuk bëheshin para me këto gjëra. Minimalisht duhet të vinte aty për gjithë këto ministra, zv.kryeministra që i dalin.
S’mund të ketë drejtësi të plotë nëse nuk shkohet te kryetari i bandës. Pyetja që ngrihet, është kjo a kemi një SPAK të drejtuar me regji. Ca thonë amerikane, që i thotë vepro. A kemi një drejtësi me prokurorë që kanë secili individualitetin e vet dhe nuk i thotë njeri bën kështu apo ashtu. Por njëri ka më shumë guxim tjetri ka më pak. Mendimi im që deri te Kraja, SPAK ka qenë dobët fare. Kur erdhi Dumani pati veprime. Ka guximtarë. A kemi të bëjmë me këtë rast, se dikush ka guxuar më shumë dhe ka shkuar te zv.kryeministrja? apo mos ndoshta dhe Rama vetë e ka lëshuar dhe janë marrë vesh, që edhe Europa të marrë vesh. Apo kjo goditje ndaj Ballukut, ka të bëjmë me dy grupime në PS, njerëzit afër Veliaj dhe Ballukut? Dua të besoj që, këtu kemi të bëjmë me vullnetin e disa individëve që shohin diçka skandaloze.
Nga: Gazeta Panorama
