Aksioni i përbashkët i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i anti-terrorit

27 Nentor 2025
Arrestohet oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj.
Ai akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën italiane.
Dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Më herët ka qenë te Operacionalja, periudhë kur dyshohet se është kryer vepra penale.
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër drogës po zhvillohet që prej mëngjesit mes Italisë, Shqipërisë, Francës dhe Anglisë.
Me vendim të Gjykatës së Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie ndaj një grupi të trafikut të drogës, ku janë të përfshirë edhe shqiptarë. 10 masa sigurie janë ekzekutuar në Breshia.
