9 Tetor 2023

200 ushtarë nga ushtria britanike kanë mbërritur në Kosovë si përforcimi i KFOR, për të mbajtur nën kontroll situatën në veri.

Kjo vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit në Manastirin e Banjskës nga terroristët serbë, ku humbi jetën efektivi i Policisë kosovare Afrim Bunjaku.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në X, ku njofton se “200 ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”.

“Dyqind ushtarë të Ushtrisë Britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të Forcave të Kosovës (KFOR) të NATO-s. Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator”, thuhet në njoftim.

Gazeta Sot