Biden në avantazh, akuzon sërish Trump: – Kryesoj unë! Ata po punojnë fort për të më zhdukur 500 mijë vota në Pensilvani, Miçigan dhe shtete të tjerë

4 nentor 2020 18:38

Donald Trump ka reaguar sërish në Twitter për zgjedhjet në ShBA, ku aktualisht është në avantazh Joe Biden.

Trump ka hedhur akuza që po punohet fort për të zhdukur 500 mijë vota në Pensilvani ku kryeson ai vetë, por shton se e njëjta gjë po ndodh edhe në shtete të tjera.

“Ata po gjejnë vetëm vota për Biden në të gjithë vendin, në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Sa keq për vendin tonë! Ata po punojnë fort për të zhdukur avantazhin e 500 mijë votave në Pensilvani sa më shpejt të jetë e mundur, si Michigani e të tjerë!”, shkroi Trump në Twitter.

Ndërkohë shtetet që po mbajnë në ankth të gjithë Amerikën për të mësuar nëse Presidenti i radhës është Joe Biden apo Donald Trump janë: Georgia, Karolina e Veriut, Miçigani, Pensilvania, Nevada, Wisconsin dhe Alaska.

Numërimi i votave po vijon, ndërsa deri tani rezulton se në Winsconsin, Micigan dhe Nevada kryeson Biden.

j.l./ dita