Betimi tek noterja. – Reagon ashpër Doris Pack: Antiligjore, të ndërhyjë BE! –

13 nentor 2019.

Në lidhje me rastin e paprecedentë në Drejtësi, ku anëtarja e zgjedhur nga parlamenti për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi, nuk u betua tek Presidenti sic e parashikon ligji por zgjodhi te betohej tek një notere ka reaguar edhe faktori ndërkomëtar. Ish eurodeputetja, Doris Pack, e cilëson ngjarjen si një shtrëmbërim të drejtësisë, e teksa shton se rasti është i jashtëligjishëm ajo ngre alarmin se Bashkimi Evropian duhet të reagojë dhe të ndërhyjë përballë kësaj situate.

Doris Pack Betimi tek noterja. – Reagon ashpër Doris Pack: Antiligjore, të ndërhyjë BE!

Ja reagimi i plotë:

Një shtrëmbërim i Drejtësisë në Shqipëri. Një gjyqtare e emëruar në mënyrë antikushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik dhe jo tek Presidenti i Republikës sic e kërkon Kushtetuta. BE duhet të veprojë!