Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën e detyrueshme  21 ditore për të infektuarit. – Alarmi i lisë së majmunëve.

– 22.05.22

Belgjika është bërë vendi i parë që ka futur një karantinë të detyrueshme 21-ditore të lisë së majmunëve – pasi 14 vende tani konfirmojnë shpërthimet e sëmundjes virale dhe mjekët paralajmërojnë për një ‘rritje të konsiderueshme’ të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Mail.

Ata që kontraktojnë virusin tani do të duhet të izolohen për tre javë, thanë autoritetet shëndetësore belge, pasi u regjistruan tre raste në vend.

Infeksionet, i pari prej të cilëve u regjistrua të Premten, janë të gjitha të lidhura me një festival në qytetin port të Antwerp.

Masat belge vijnë pasi mjekët kanë paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar përballet me një rritje ‘të konsiderueshme’ të infeksioneve dhe përgjigja e qeverisë është ‘kritike’ në frenimin e përhapjes së saj.

Dr Claire Dewsnap, presidente e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, ka thënë gjithashtu se shpërthimi mund të ketë një ‘ndikim masiv’ në aksesin në shërbimet e shëndetit seksual në Britani.

Sajid Javid dje zbuloi se 11 britanikë të tjerë kishin rezultuar pozitivë për virusin, duke e çuar totalin në 20.

Rastet përfshijnë një fëmijë britanik aktualisht në një gjendje kritike në një spital në Londër , ndërsa 100 infeksione të tjera janë regjistruar në Evropë.

Gazeta Shqiptare