Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët

13 DHJETOR 2021

“Është komunist në zell”/ Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar  të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.

“Ka zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Apo t’i kthejë në një departament non grata njësoj si familjen e tij. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur, pa i thyer dhëmbët, tha Basha.

Gazeta Shqip