Arbër Brahaj: Qytetarët e shohin si një prej formave më të mira për të investuar. Tregu i qirasë rriti blerjet e apartamenteve

– 12/12/2021

I ftuar në Emisionin Vetting.al, Eksperti i pasurive të paluajtshme Arbër Brahaj tregu në rritje i qirasë në kryeqytet, por jo vetëm, ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e kërkesës për blerje apartamentesh të reja si dhe në çmimin e tyre. Sipas tij, qytetarët e shohin si një formë të mirë për të investuar për shkak të të ardhurave të larta që siguron tregu i qirasë

Tregu në rritje i qirasë në kryeqytet ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e kërkesës për blerje apartamentesh të reja si dhe në çmimin e tyre. Eksperti i pasurive të paluajtshme Arbër Brahaj sqaron në një intervistë për emisionin Vetting.al se qytetarët i shohin si një prej formave më të mira të investimit për shkak të kërkesës së lartë për qiramarrje në Tiranë.

Rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryqytet, Brahaj e sheh si një zhvillim të natyrshëm të tregut, i ndikuar kryesish nga shtimi i kostove të ndërtimit.

Nga: Lorenc Rabeta / SCAN