Bardhi: Rama u ka marrë dorëheqjen 61 kryetarëve të bashkive

29/01/20 |

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, zbuloi sonte në një intervistë në Abc News se, Edi Rama u ka marrë me shkresë, dorëheqjen, 61 kryetarëve të bashkive.

Bëhet fjalë për një instrument presioni, që kryeministri t’i kishte në dorë dhe nën kontroll të zgjedhurit e tij. Eventualisht, në çdo rast, t’i përdorte ato.

Sipas Bardhit, me këtë, Rama nuk i konsideron ata kryetarë bashkie, por vegla të tij.

Me gjasë, kryeministri mund ta ketë menduar këtë edhe si një lëvizje në rast të ndonjë marrëveshjeje politike, për të shmangur kokëfortësinë e ndonjë kryetari që mund të mos pranonte urdhërin politik.

Gazeta Mapo