30 Prill 2026

Gjatë bisedës  Jamarbër Malltezi me moderatoren Armela Ferko, Malltezi u shpreh se, Balla nuk ishte në gjendje të mbështeste me prova asnjë nga pretendimet e tij. ‘Për të gjitha pyetjet që u pyet, a keni fakt, a keni provë, tha ose nuk më kujtohet, ose është në vlerësimin tim’, deklaroi Malltezi, duke shtuar se deputeti socialist luajti ‘rolin e demencës’ gjatë gjithë seancës.

Malltezi tha se gjatë pyetjeve arriti të kapte Ballën në të paktën 11 gënjeshtra të dokumentuara, ndër të cilat edhe mosnjohja e një dokumenti që vetë Balla e kishte dorëzuar në prokurori, i shoqëruar me numër protokolli dhe datë. ‘Si mund të shkosh me shtatë, e deri në fund me njëmbëdhjetë, gënjeshtra para gjykatës?’ u shpreh Malltezi.

‘Sot ishte një moment për të parë që fatkeqësisht Ballën e ka zënë demenca e parakohshme. Balla për të gjithë pyetjet që u pyet, a keni fakt, a keni provë, për të gjitha tha ose nuk më kujtohet, ose tha është në vlerësimin tim. Kur u pyet për prova tha nuk kam, është në vlerësimin tim.

Ku e bazoni këtë që keni deklaruar? E bazoj ose në vlerësimin tim, ose në informacione nga mediat, kryesisht nga Shqiptarja.com. Këtë e tha vetë. Dhe është për të ardhur keq që ka bërë një kallëzim në të cilin nuk i referohet në kallëzim asnjë media, asnjë fakti nga media, bën insinuata në kallëzim të rreme.

Dhe tani nuk i del për zot asnjërës prej tyre, po në fakt bën sikur e ka zënë demenca. Pra, sikur nuk i kujtohej të gjitha. Po, qartazi ai priste që toka të ishte e shpronësuar, siç e ka deklaruar. Dhe po të kemi parasysh, në kallëzimin e tij ai e ka thënë në vetë të parë, nuk e ka thënë unë vlerësoj, unë gjykoj, unë dyshoj. Po e ka thënë, këto gjasme pronarë bile, janë shpronësuar nga Italia.

Sot u zhduk, e kishte zënë demenca, nuk e përmendi fare. Ju desh që t’ia përmendte prokurorja, ore shiko, për pronën, ke ndonjë gjë ti? Dhe aty e drodhi, aty tha; shiko, në vlerësimin tim unë mendoj kështu. Ndërkohë që e ka shkruajtur ndryshe.

Pra ky person dhe kur u ballafaqua që ti ke thënë ndryshe, pra e ke paraqitur në kallëzim ndryshe, dhe tani po thua ndryshe, tha, po unë ato që kam pasur i kam shkruar, tani nuk i mbaj mend, kanë kaluar pesë-gjashtë vite. Domethënë luajti, luajti rolin e demencës.

Kur i tha, ore, e shoqëron me fakt ti këtë? E shoqëroj vetëm me ato që janë bërë publike nga mediat.

U tha, ore, na jep një provë, na jep një ligj, cili ligj është shkelur? Jo, unë kështu e gjykoj. Pra për të gjitha Balla nuk kishte asnjë provë, asnjë fakt, asnjë ligj që të referohej, po thjesht thonte, unë kështu e vlerësoj në mendimin tim dhe unë këtë e kam dëgjuar nga mediat. Domethënë ishte një, një dëshmi, dukej e një personi të kapur në faj, të kapur në gënjeshtër, që përpiqej t’i përvidhej.

Shiko, ne sot pamë dy gjëra. E para ishte kjo përvjedhja dhe ikja, përvjedhja e Taulant Ballës nga ato që ka shkruar. Pra qartazi tregon që ky nuk kishte fakte. Në një moment që u pa aty për fat të keq nuk e kanë kapur mirë gazetarët, Balla deklaroi aty që unë kam lënë 10 detyra prokurorëve që të ndjekin. Dhe kjo është shumë e rëndë.

Pra, kryetari i grupit parlamentar të PS-së i lë detyra shtëpie prokurorëve dhe prokurorët bien në shërbim të politikës. Dhe kjo është e rëndë. Domethënë u tha aty, u dëgjua nga të gjithë. Ë, fakti që Taulant Balla u provokua dhe nuk tregoi dot asnjë fakt, asnjë ligj, asnjë gjë, po thjesht opinionet e tij, e zhbën procesin.

Por duhet thënë edhe dy momente të tjera. Një moment ishte shumë interesant kur arriti Taulant Balla të të çudisë apo të shfytyrojë dhe avokatin Klodian Skënderaj, që është një qytetar Vlore i shkëlqyer, shumë i qetë, që nuk çuditet nga natyra. Mirëpo gënjeshtrat e Taulant Ballës ishin kaq të paftyra, saqë të linin pa tekst. Sepse ndër pyetjet që i bëri ishte, a e keni dorëzuar, a keni dorëzuar dokumente shoqërues në këtë ë kallëzim, në deklaratë? Dhe tha jo.

Ju kujtua që, ore shiko, unë kam këtë dhe ka dhe dokumente shoqërues. Po, po pastaj jo se mbaj mend se kanë kaluar gjatë. Mirë. Pastaj i tha, te kjo që ke shënuar, ti ke thënë këtë dokument. Dhe ja citoi numrin e dokumentit.

Të të kujtoj vëmendjen dhe i thotë, sepse gjithë ideja ishte te pronësia. Taulant Balla kishte paraqitur një letër të 94-s për një familje krejt tjetër dhe thonte, përderisa i është dhënë kësaj familje, duhet t’i shpronësohet tek kjo familje. Një lloj si të thuash, meqënëse ka vjedhur Belinda Balluku me tunelin, duhet të ketë vjedhur dhe Taulant Balla me tunelin.

Gjë e cila, domethënë, prokurori nuk ta merr apriori. Domethënë do të thotë, ore, ku e ke faktin? Dhe këtu natyrisht prokurorët që janë të nënshtruar ndaj Taulant Ballës nuk e kishin pyetur. Po ndërkohë avokati jonë i tha, ore, urdhëro, po të kujtoj, po të rifreskoj kujtesën.

Po të jap këtë dokument që ti e ke paraqitur vetë. Dhe është shënuar kur e ka marrë prokurorja, e ka shënuar me numër protokolli, me datën e të gjitha. Ja tha Taulanti, a e ke fjalën për këtë dokument i tha? Jo, tha, e kam fjalën për dokument tjetër. Aty iku, iku pastaj edhe nga normaliteti dhe avokati, që është shumë, shumë i civilizuar.

Thotë, si, si mund të shkosh deri në këtë gënjeshtër të tillë domethënë? Në të cilin ti të gënjesh për atë që e ke dorëzuar vetë, që e ke me dokument të shkruar, që i referohesh edhe prokuroria e gjithë me radhë. Kështu që qartazi Taulant Balla ishte në pozitën e personit i cili ka bërë një kallëzim të rremë, që donte t’i shmangej kallëzimit të rremë duke thënë që i kam të dëgjuara nga mediat, ndërkohë që në kallëzim nuk përmend asnjë nga mediat, që u kap në gënjeshtër të paktën 11 herë që i kam listuar unë.

Po të kemi parasysh dhe gjatë, dhe gjatë seancës, ndërkohë që unë po e pyesja, ky bëri dhe unë ndërkohë i kisha kapur nja shtatë gënjeshtra. Po, dhe ju lutem regjia dhe shpresën, nëse është e mundur me listën. Nuk mbajta veten, ore, shiko, deri tani ke thënë shtatë gënjeshtra, si mund të shkosh me shtatë gënjeshtra domethënë para gjykatës?

Mirëpo deri në fund shkuan 11 ato. Një gjë tjetër shumë interesante gjithashtu, është që edhe një, një person tjetër i sjellë nga akuza, gjithashtu kishte shkruar letër, Isa Tare, kishte shkruar letër që nuk është në gjendje të, të përgjigjet, se e ka kapur demenca.

Pse është interesant ky? Si moment? I kap, i kap demenca të gjithë këto, këto militantët e PS-së që bëjnë kallëzime të rreme, bëjnë deklarata të rreme dhe pastaj i kap demenca. Dhe kjo përbën vetvete kjo një përgjegjësi penale në fund të ditës? Sigurisht ky do duhet të ishte në një moment, do duhet të jetë ndonjë moment të dytë, po a krijohet baza drejt kësaj?

Sepse janë bërë disa ë deklarata të forta, si për sa i përket asaj, kanë dalë me kompetencë dhe në studio televizive, jo vetëm kështu zoti Balla, por edhe të tjerë’, tha Jamarbër Malltezi në SYRI TV.