Babai i aktorit të njohur do paguajë 14 ditët e karantinës për 27 shqiptarët e mbetur në kufi

7 Prill 2020

Personi që ka marrë përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për 27 shqiptarët që u strehuan në një hotel në Korçë, është Lazim Destani. Filantropi nga Tetova, babai i aktorit mjaft të njohur, Blerim Destani, do të paguajë të gjithë kostot për veshje dhe ushqim, për 27 shqiptarët që gjetën strehë, katër ditë pas vuajtjeve që kaluan në doganën e Kapshticës.

Ata ishin bllokuar në zonën neutrale pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqi në Shqipëri, pro qveria nuk u hapi dyert për katër ditë, duke i lënë në të ftohtë e dëborë. Kjo deri në momentin kur Destani, njëkohësisht edhe anëtar edhe i Këshillit të Diasporës, mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë, duke u dhënë kështu fund, sfilitjes së emigrantëve.

Zyrtarisht u bë e ditur se shpenzimet për fjetje e ushqim për shqiptarët, në 14 ditët e ardhshme, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

©Copyright Gazeta SHQIP