“As Kim Jong -u nuk ka arritur deri këtu”/ Malaj shpërthen ndaj Partisë Socialiste dhe tregon planin e tyre që pritet këto ditë: Kjo është një situatë kritike! E turpshme për socialistët e thjeshtë…

10 QERSHOR 2021

Me anë të një postimi në rrjetin social ish ministri i njohur, Arben Malaj e quan një lajm të turpshëm, atë të mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

Malaj shkruan se as Partia Komuniste e Kinës, që përfaqëson 1.4 miliardë banorë, nuk i ka shkuar derimë tani në mendje që të mbajë Kongres në ambientet e stadiumit, ndërsa shton se kjo është një situatë kritike sesi abuzohet besimi nga përfaqësuesit e popullit.

Postimi i plotë i Malajt:

Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve qe nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve te perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.

Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duartrokitur me ovacione ?

Kongres te jashtezakonshem ne stadium??

I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.

As Orban, as Erdo?an, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut – nuk kane mbritur deri ketu.

Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.

Si ka mundesi qe Rilindja qe “perfaqeson” nje popullesi ne tkurje me më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?!

Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber i “perfaqesuesve” te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, te babezitur, te korruptuar dhe te kapur nga oligarket.

Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abuzive dhe varferonjese per shqiptaret.

Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese.

Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine si te shqiptareve, te SHBA dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.

Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise paqja e qendrueshme dhe siguria – jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.

Dite te mbare!

Gazeta Sot