Artizanët dhe grupet polifonike ‘pushtojnë’ Vlorën! Këngë labe, zeje dhe tipologji instrumentesh takohen në festë

 “Zeje, Avaze dhe Polifoni ’është aktiviteti i organizuar  në qendrën historike të Vlorës ku pasioni për artin dhe zejet janë bërë bashkë për të shpalosur vlerat e trashëgiminë.

13 Nëntor 2020

Në qendrën historike të Vlorës, e sapo restauruar është çelur panairi i punimeve artizanale. Aktiviteti është një kompozim i vlerave të trashëgimisë kulturore ku gërshetohen “Zejet, Avazet dhe Polifonia.

Artizanë të instrumenteve muzikore, fyellit , cylave e veshjeve popullore  si dhe punimeve në dru janë bërë bashkë  për të treguar pasionin e tyre shumëvjecar për trashëmiminë kulturore vlonjate.

Artizanët dhe grupet polifonike ‘pushtojnë’ Vlorën!

 “Që në moshën 16 vjeç ju futa këtij zanati dhe që atëherë nuk ju ndava më. Që nga viti ‘81 jam aktivizuar me këtë punë  dhe kam gjetur kanaqësinë jo vetëm të shpërblimit por edhe kënaqësinë shpirtërore me punën që bëj, me kostumet popullore” shprehet një qytetar artizan” – shprehen zejtarwt.

Kryebashkiaku Dritan Leli dhe organizatori i këtij aktiviteti Sejmen Gjokoli theksuan se qëllimi kryesor është promovimi i vlerave të traditës.

Artizanët dhe grupet polifonike ‘pushtojnë’ Vlorën!

Artizanët dhe grupet polifonike ‘pushtojnë’ Vlorën!

Artizanët dhe grupet polifonike ‘pushtojnë’ Vlorën!

 “Avazet, e cylës dyjare janë nga to të preferuarat është gjetur si gjetje pozitive kjo fjalë e cila shumë shpesh  ka konotacione negative. Këtu është një vlerë e të gjithë produktit lokal, e të gjithë punës së artzanëve dhe mbi të gjitha e dashamirësve të polifonisë” – tha kryebashkiaku Dritan Leli.

Takimi me artizanet është shoqëruar nga tingujt e instrumentisteve si dhe jehona e këngës labe në mbarë zonen historike.

Shqiptarja.com