20 Shtator 2025

Një grup artistësh zviceranë kanë realizuar piktura muarale në fasadat e pallateve në qytetin e Fushë-Arrëzit, nismë kjo e propozuar dhe e financuar nga emigrantë të zonës.

E kuqja, e zeza dhe e bardha, në portrete apo simbole kombëtare krijojnë kontraste të forta, duke jetësuar artin bashkëkohor në qytetin verior.

“Zgjodha të realizoj shqiponjën, një shpend që më ka frymëzuar prej kohësh dhe që është një simbol i fuqishëm i Shqipërisë. Për mua ishte e qartë: këtu duhej të ishte një shqiponjë. Kjo shqiponjë simbolizon forcën dhe lirinë, pikërisht atë që doja të përcillja përmes kësaj muraleje.”

Murale ne Fushe Arres

Ky është vetëm fillimi kontributit për vendlindjen, shprehet një nga emigrantët.

Këto piktura murale kanë krijuar një identitet të ri për qytetin mes maleve, duke i dhënë një pamje më të ngrohtë dhe më tërheqëse për banorët dhe vizitorët e shumtë.