
Artan Hoxha: – Polumbarët e ushtrisë shqiptare kanë shkuar deri në Norvegji, për të nxjerrë kokainën nga anijet
27 Qershor 2025
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralelizëm mes regjimit të Maduros në Venezuelë dhe regjimit të Ramës në Tiranë. Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha tregoi raste krahasuese, ndërsa tregoi se struktura të Forcave të Armatosura që kanë shkuar dhe kanë nxjerrë kokainën nga poshtë anijeve.
‘Një komando e forcave tona ushtarake, polumbar ndër më të mirët që kishim ne, merr skuadrën e pulumbarëve nga Shqipëria dhe shkon e nxjerr kokainën në Roterdam, në portin e veriut në Norvegji. Deri atje kishin shkuar, sepse kokaina vendosej në pjesën e poshtme të anijeve që të mos e kapin skanerat’, tregoi Artan Hoxha.
‘Edi Rama si model qeverisje ndryshimin në qeverisje nga Maduro, Rama e ka modifikuar dhe e ka avancuar aq shumë, ajo që bën Manduro duket si amator para Ramës.
Maduro e bën atë në vendin e origjinës së kokainës, por ne jemi në mes të kontinentit të Europës. Ata djem që para 10-20 vitesh kanë qenë thjeshtë shpërndarës të vegjël droge, sot janë investitorë seriozë, sot kanë përfaqësimin e tyre politikë. Sot kanë koordinatorin e tyre që merret direkt me kryeministrin.
A ma gjen ti se, cila është ajo forcë madhore, që i bëri të gjitha mediat, moderatorët më të mëdhenj, drejtuesit e emisioneve investigative të kafshonin gjuhën për Ergys Agasin. A thua se aty nuk ka ndodhur gjë fare. Vetëm abuzimi që llogarita unë këtu ishte nja 60 mln euro.
Kush është ai që ja jep këtë aureolë pa prekshmërie koordinatorit? Është ai sipër, ky është dallimi mes Maduros dhe Ramës.
Maduro kur do të bëjë një gjë, e bën vetë, nuk e delegon.
Ne këtu kemi një shtet hibrid, që të fut ujin nën rrogoz, por nuk e kupton. Bëhet një shkrim atje dhe shiko se çfarë presioni të bën, pasi kërkon të trembë njerëzit e tjerë që të mos e bëjnë më.
A ka nevojë që të lodhesh shumë për të kuptuar se çfarë sistemi ka Rama? Shikoni prokurorët belgë, italianë, finlandezë, spanjollë se ata ta çjerrin maskën. Ata vijnë e mbajnë konferencë më mes të Tiranës dhe këta tanët rrinë si bufa, se e kanë sjellë ata dosjen.
Si justifikohesh ti.
I vetmi vend i hartës që nuk ishim prezent në Europë, ishte Finlanda dhe atje shkuam e ngulëm flamurin.
E dini çfarë bënim në Norvegji, punonjësit që shteti ynë ka paguar, familja i atij komandos ka sakrifikuar. Një komando e forcave tona ushtarake, polumbar ndër më të mirët që kishim ne, merr skuadrën e pulumbarëve nga Shqipëria dhe shkon e nxjerr kokainën në Roterdam, në portin e veriut në Norvegji. Deri atje kishin shkuar, sepse kokaina vendosej në pjesën e poshtme të anijeve që të mos e kapin skanerat.
Kush ishte atje? Ishte polumbari i forcave të armatosura të Shqipërisë.
E mbani mend helikopterin e rrëzuar në Spanjë? Ishte piloti ynë. Me letra ishte dërguar për trajnim në Britani për llogari të NATO-s dhe ishte ndër më të mirët për atë lloj helikopteri.
Dhe trafikantët në Spanjë i kishin gjetur një helikopter si ai që kishte NATO dhe ai merrte lëndën narkotike nga anijet në mes të detit dhe e vendoste në kontinent’, theksoi Artan Hoxha