Artan Hoxha i përgjigjet qytetarit, zbulon çfarë ndodh në disa zona të vendit dhe tregon detajet e frikshme: Policia nuk shkel në këto territore

10 QERSHOR 2021

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme një mesazh të koduar. “Media dhe shteti janë dy superfuqi që jetojnë në të njëjtin territor, ose bëjnë luftë ose bëjnë kompromis”, thuhet në citim. Mirëpo kjo ka sjellë reagimin e një qytetari i cili in shkruan: “Në Shqipëri s’kemi parë luftë mes shtetit dhe Mafjes… kurrë!”.

“Mos prit te dalin si në Meksike të bllokojne qytete të tera. Por kur në qytete të tera Vlore, Shkoder, Elbasan, Durres, etj, ka lagje e territore të tera ku shteti as nuk hyn, as nuk vepron, madje as e merr mundimin të administroje ate territor, cfare kujton se eshte?! Shqiperia nuk eshte as Kolumbia me 50 milione banore dhe as Meksika me 127 milione banore…

Kur nuk ka lufte mes krimit te organizuar në nje vend në 2.8 milione banore sa ne, policia hyn gjithkund në marreveshje për të qene prezent në territor për të goditur krimin e rruges, por jo krimin e organizuar. Ndersa kur policia nuk shkel dot në keto territore dhe vazhdimisht ndodhin vrasje pa autore mes grupeve rivale te Krimit te Organizuar, aty je në situate lufte.

Padiskutim se ajo qe ndodhi në qershorin e 2014 nje jave beteje dhe shkembim zjarri mes policise dhe grupeve te armatosura eshte situata me konkrete e nje beteje të shtetit perballe krimit. Por grupet e sotme nuk kane asnje interes ta cojne situaten në ate pike, sepse do te shkaterrorin biznesin e tyre…”, i përgjigjet Hoxha.

Gazeta Sot