Arrestohet personi që hoqi tabelën e rrugës me emrin e meshtarit katolik

Arrestohet personi që hoqi tabelën e rrugës me emrin e meshtarit katolik. –

GazetaExpress, 21 Janar 2019.

Një qytetar i Kosovës është arrestuar sot nga Policia e vendit, pasi kishte hequr tabelën e një rruge, vetëm pse ajo e mban emrin e një meshtari katolik.

Gazeta Express ka raportuar sot për një gjest të turpshëm që ka bërë një fshatar i Buqanit të Pejës.

Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit At Lugj Palaj – dëshmor që ra në kryerje të detyrës së shenjtë për njerizimin.

E, pas këtij veprimi, të kryer nga individi i identifikuar si Armend Gashi, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur për Gazetën Express se ka autorizuar Policinë e Kosovës që personin në fjalë ta shoqërojë në stacion policor.

Policia është autorizuar gjithashtu që “të njëjtin ta intervistojë lidhur me veprimet e tij”.

Më pas do të vendoset lidhur me vepërimet tjera rreth këtij rasti, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhenes i Prokurorisë Themelore në Peje, për Gaztën Express.

Arrestohet personi që hoqi tabelën e rrugës me emrin e meshtarit katolik