Antitrupat ndaj koronavirusit zgjasin 9 muaj. E konfirmojnë shkenetaret: – Cilat tipologji janë përdorur për të vërtetuar studimin

20 korrik 2021

Shkencëtarët konfirmojnë: Antitrupat ndaj koronavirusit zgjasin 9 muaj. Cilat tipologji janë përdorur për të vërtetuar studimin

Shkencëtarët konfirmojnë se forca e përgjigjes imunitare nuk varet nga graviteti i infeksionit.  Antitrupat kundër Sars Cov 2 zgjasin 9 muaj.

Dhe është i njëjti efekt si tek asimptomatikët, ashtu edhe ata që e kanë kaluar Covid me shenja më të rënda. Konfirmimi mbërrin pas një studimi të gjerë të fokusuar pikërisht në problematikën më të madhe të pandemisë, i publikuar në revistën shkencore Nature Communication.

Studimi është realizuar duke përdorur tre tipologji të ndryshme testesh, që nxjerrin antitrupa që I përgjigjen pjesëve të ndryshme të koronavirusit. Nga analizimet, 98.8 % e popullsisë së analizuar nga Universiteti i Padovas që ishin infektuar në muajt shkurt mars kishin nivel modest  të antitrupave deri në Nëntor.

Gjithashtu një e dhënë tjetër që ka dalë në pah ka qenë fakti se gjatë këtyre muajve, në disa persona është vërejtur rritje e mbrojtjes së organizmit me antitrupa, fenomen që shpjegon ri-infektime me virusin edhe gjatë asaj kohe.

Autorët e studimit shpjegojnë dhe vënë theksin se kanë arritur në konkluzionin  që forca e përgjigjes imunitare nuk varet nga simptomat dhe graviteti i infeksionit, dhe nivelet e antitrupave të matur ndryshon, në disa raste edhe në mënyrë të ndjeshme në bazë të testit të përdorur.

Gazeta Dita