Angelina Jolie ka vizituar ditën e sotme Ukrainën

30 PRILL 2022

Çfarë ndodhi në Lviv, Angelina Jolie filmohet duke vrapuar për tu strehuar

30 PRILL 2022

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka vizituar ditën e sotme Ukrainën, por mesa duket gjërat janë përshkallëzuar më vonë në Lviv gjatë ditës pasi mediat tashmë kanë publikuar një video të Jolie duke vrapuar drejt një strehe kundër bombardimeve.

Në pamjet e publikuar aktorja shihet ndërsa vrapon bashkë me një grup njerëzish që e shoqërojnë ndërsa në sfond dëgjohen sirenat e qytetit. Aktorja vetë gjeti kohë për të përshëndetur një nga qytetarët që po e filmonte dhe vijonte që të thoshte “jam në rregull” kur e pyesin njerëzit që e shoqëronin.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë sot janë të paqarta.

Gazeta Sot