Asnjë përfitim nga bujqësia, një ditë pune dy kokrra vezë

Lanë Greqinë për tokat në vendlindje, çifti: – Asnjë përfitim nga bujqësia, një ditë pune dy kokrra vezë

Nga Entjola Budo

30 Prill 2022

Lanë Greqinë për tokat në vendlindje, çifti: Asnjë përfitim nga bujqësia, një ditë pune dy kokrra vezë

Ermioni dhe Leonidha Qirko nga fshati Mashkullore në Gjirokastër kanë 8 vite që janë kthyer nga emigrimi.

Sot ashtu sikurse çdo ditë tjetër i gjetëm në tokat e tyre duke punuar lajthitë.

Pas rreth 2 dekadash në emigrim, thonë se nuk po shohin asnjë përfitim nga bujqësia.

Vitin e kaluar plugimin e kishin bërë 200 mijë lekë ndërsa këtë vit 270 mijë lekë, ndaj kanë parë si zgjidhje rikthimin te lopata.

Berisha u premton pronarëve rikthim të pronave dhe kompensim me standardet e tregut

“8 vjet që jemi kthyer, që vitin e parë që erdhëm këtu e punuam, e vumë në prodhim, por nuk kemi rezultat. Akoma nuk shohim zhvillim.”

Ermioni, 60 vjeçe, është pesimiste pasi të gjitha tokat e bashkëfshatarëve të saj janë lënë djerrë.

“Të tëra tokat janë djerrë, e kanë provuar dhe nuk kanë pasur fitim.”

Në Greqi zonja tregon se punonte pak orë dhe kthehej në shtëpi me 20 euro, ndërsa këtu punon gjithë ditën dhe çon në shtëpi vetëm 2 kokrra vezë.

“Punoja në Greqi nga ora 7 në 11 dhe merrja 20 euro. Këtu dal në 7 dhe futem në 2 e gjysmë dhe kam futur në shtëpi dy kokkra vezë dhe gjysmë kg qumësht.”

Pjesa më e madhe e arave në Mashkullorë janë djerrë. Shkak është bërë largimi i të rinjve dhe fuqisë punëtore, por dhe kostot gjithmonë e në rritje të punimit.

Tv Oeanwes