Ambulanca me një të sëmurë përplaset me “Benz-in”. Shikoni ku ka përfunduar Ambulanca.

5 mars  2021

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Devoll, në vendin e quajtur kryqëzimi i  fshatit Tren.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident është përfshirë  një ambulancë me një mjet tip Benz.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në ambulancë ka qene  një i sëmurë që po transportohej në spital ndërkohe ashtu siç raportojnë burime nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

I sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital dhe për këtë shkak në vendngjarje përveç policisë është edhe një ambulancë që do të transportoje të sëmurin.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Gazeta Panorama