Alarmi: Javën e ardhshme rritje e frikshme e temperaturave, meteorologët. – Ajo që do të ndodhë, ishte parashikuar për vitin 2050

16 Korrik 2022

Ndryshimet klimaterike janë kthyer në një problem serioz në mbarë globin, ku së fundmi temperaturat në gjerësinë gjeografike veriore kanë qenë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve.

Kështu, meteorologët në Zyrën e Meteorologjisë në Mbretërinë e Bashkuar iu drejtuan modeleve të klimës me rreze super të gjatë në verën e vitit 2020 për të parë se çfarë lloj temperaturash do të parashikonin në rreth tre dekada.

Simon Lee, një shkencëtar në Universitetin Columbia në Nju Jork, vuri në dukje ngjashmërinë e habitshme midis perspektivës së vitit 2050 dhe parashikimit për fillimin e javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Parashikimi për të martën është pothuajse identik për pjesë të mëdha të vendit”, shkroi Simon në Twitter, duke shtuar në një postim të mëvonshëm se “ajo që do të vijë të martën jep një pasqyrë për të ardhmen”.

Në 30 vjet, ky parashikim do të duket mjaft tipik. Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të larta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Termometri mund t’i afrohet 40 gradë Celsius. Këto ndryshime drastike të temperaturave i kanë shtyrë meteorologët të ndezin kambanat e alarmit.

Temperaturat shënjojnë një rekord të ri, ku më herët temperatura më e lartë e matur në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë 38.7 gradë celsius në Kopshtin Botanik të Kembrixhit në vitin 2019.

Sipas mediave të huaja kjo situatë do të zgjasë disa ditë dhe vapa ekstreme është konsideruar si një nga ngjarjet më vdekjeprurëse vitet e fundit, duke shkaktuar vështirësi në rrugët e frymëmarrjes si dhe probleme me sëmundjet e zemrës. Sipas raporteve të fundit, jo më shumë se 5% e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar përdorin kondicioner për të balancuar temperaturat në banesat e tyre.

 Gazeta Sot