Akuza e fortë, Hajdari: – Ti nuk ke hallin e teatrit, por të sheshit që synon të ndërtosh kulla aty. Rama do të kesh fatin e Gruevksit, bëre krim me Teatrin

28 Maj 2020

Ka nisur me debate të forta interpelanca me kryeministrin Edi Rama për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në emër të deputetëve iniciues ka folur deputetja Rudina e Hajdari që në fjalën e saj e cilësoi Ramën si barbar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Madje ajo e cilësoi si një tentativë vrasjeje.

Madje Hajdari e krahasoi Ramën me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili shembi qendrën e Shkupit dhe tashmë ai u arratis nga frika e arrestimit.

“Po të mos ishte Teatri në qendër të Tiranës, ty nuk do të binte ndërmend ta prishje, por ti nuk ke hallin e teatrit, por të sheshit që synon të ndërtosh kulla aty. Ti po vepron njësoj si kryeministri Nikolla Gruevksi, i cili rrafshoi qendrën e Shkupit dhe e ndërtoi siç deshi vetë.  Ti do kesh fatin e tij, me këtë barbari dhe tentativë vrasjeje”, tha Hajdari.

©Copyright Gazeta SHQIP