Tuneli i Skerfices

 2 Korrik  2022
… Pas 9 vitesh ja preve shiritnë, disafish ja rrite kostot po ani në Shqiperinë tënde ato nuk perbëjnë më lajm. Nga 57 milione euro qe ishte parashikuar, 108 shkoi per 33 km.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar inaugurimin e aksit Kardhiq-Delvinë nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Gjekmarkaj thotë se “babo” e preu malin e Skërficës me shpatë për të bërë një aks të tillë.

Gjekmarkaj ka analizuar momentet e inaugurimit, ku shton se Rama e përshkoi tunelin ashtu siç i ka hije, me madhështi, ndërkohë që në fund të rrugës dëgjohej një zë, “dilni se erdhi Enveri”.

Postimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

Babo  preu malin e Skerfices  me shpatë ! Eh Babo, Babo ja mberrite dites së lezetit popullor. Si neper legjenda zbrite dhe malin e Skerfices godite! E pershkrove tunelin siç të ka hije me sqime e madheshti. Dy ministrushet gojëarta e zëbilbil të rrefenin Shqiperinë e se nesermes që ti bërë hazer dhe atë të së djeshmes lëngatë e vaj. Nga shpirti u dilte pasioni i rrefimit Babo, dhe ti i zymtë  si xhind, degjoje. Ato nuk ndalonin llaf pas llafi pirg e bënin muhabenë.

Ecje ti ndanë udhes ku frynin shtrengatat e ato në anë me koken kthyer në këndin e drejtë deshmonin faqe njerzisë sa dritë bëjnë rrezet e tua.

Ti i lije të flisnin qerrateshat po ju thënë as mirë as keq, as ju lumtë e as ju marrtë, ato fol e ti ec si tufan Babo. Veç kur tezja gjithnjë e më shumë e njehsuar me tabanin popullor nga  magazja e saj kulturore nxorri metaforen e artë ” shtepitë e Tepelenes dhe Permetit tani janë me pamje nga deti” ti Babo qeshe! Nuk e mbajtë më.

The me vete ja që edhe budallalleku shijon se ai lind nga servilizmi i pafre që lepin e fshin. I ke transformuar njerzit Babo. I bën të rrecitojnë. I bën të kendojnë. I bën të qeshin e të qajnë. Askush si ti Babo s’ja ka dalë që të realizosh njeriun e ri në liri.

E mendoje nga Fushë Kruja e siper le ta marrë Kosova e Mali i zi se unë atje as u jap perfaqësim e sikter i bëj në investime. As rrugë, as ura, as gjë prej gjëjë. Dhe mirë jua bën o Babo duan rrugë ata, duan ujë ata, duan dritë pale! Madje edhe në Milot atë trafikun 14 km si grykë shisheje ashtu lerjua se atë s’të kendojnë këngë, s’te hellin valle , nuk ju mbushet dhe aq shpirti me llaftar kur të shohin , ndaj ti hakmerru punoju qindin !

Po le të kthehemi të udhetimi historik brënda tunelit Babo. Aty ku Belinda rrefente nurin tënd në investime, aty ku tezja bukurinë e mendimit tënd perkufizonte në ndertime, aty ku Damo dhe Termeti dukeshin njesoj në pamje e të folur, aty ku historia perseritej dhe udheheqesi pritej në mes të vapes me dajre, saze, kënge e valle! I perçmoje ti Babo keto dikur, talleshe si mendimtar allafrenga që je, me këtë akraballek e folklor politik! Perqeshje ti Babo atë qe e pranonte e qyqaret që e bënin të yshtur nga sejmenet lokal. Derdhje ti Babo fjalë të ndezura me shpoti për gjithë atë karrikaturë të historisë që perseritej.

Tani Babo të mungonte vetem Behar Zhudra në krah dhe ashtu siç enderron të jesh u shfaqe. “Dilni se erdhi Enveri” jehona nga tuneli vinte. Babo dhe ty s’të vjen fare keq kur me atë të krahasojnë! Njerzit mendojnë se merzitesh. Sa gabim e kanë. Pak më i ngrohtë Babo duhej të tregoheshe me valltaret e këngetaret se ata e qeronin zënë per ty, se ato vertiteshin per ty asaj gryke, per ty tundej shamia e vallja zjarr merrte.

Një rrugë që nisi goxha para se ti të vije në pushtet Babo ti pas 9 vitesh ja preve shiritnë, disafish ja rrite kostot po ani në Shqiperinë tënde ato nuk perbëjnë më lajm. Nga 57 milione euro qe ishte parashikuar, 108 shkoi per 33 km

Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilen ndave historinë në dysh po aq sa Skarficen. Pret shpata jote Babo pret. Këngë të ngriti populli sot ” Babo Babo o Kapedan në Skarficë sot e le nam/ me pallë malin godite gjithë kët popull në det  e qite/ Rrofsh e qofsh Babo jarani se pa ty s’na gezon xhani !

Gazeta Panorama