26 Dhjetor 2025

Sinoptikani ka dhënë lajmin e keq sa i përket ndërrimit të viteve, teksa tha se vendi ynë do të “pushtohet” nga moti i acartë.

Për këtë fundjavë, sinoptikani ka deklaruar se moti do të jetë i kthjellët por temperaturat, priten që të jenë të ulta dhe vlerat pritet që të kapin -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius.

“Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta. Moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë në të gjithë territorin me vranësira të pakta në relievet malore.

Temperaturat në vlerat minimale për fundjavën priten të kapin vlerat -3 deri në -4 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në ultësirën perëndimore -1 deri 0 gradë celcius”, deklaroi sinoptikani.

Sa i përket natës së ndërrimit të viteve, Jahaj tha se pritet që Shqipëria të pushtohet nga moti i acartë, që në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë dhe në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë.

“Por duke filluar nga dita e hënë dhe e martë deri në ditët e ndërrimit të viteve kryesisht datat 31 dhjetor dhe 1 janar pritet të jenë të acarta, në relievet malore do të jenë -8 dhe -9 gradë, në vendet e ulëta -4 dhe -5 gradë, ndërsa në bregdet 0 deri në -1 gradë celcius.

Temperaturat e mesditës gjatë fundjavës do të jenë 13 dhe 14 gradë, ndërsa për ditët e ndërrimit të viteve pritet të mos kalojnë vlerat 7 dhe 8 gradë përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut”, tha Jahaj në Top Channel