A do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?- Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese.

23 QERSHOR 2021

Gjykata Kushtetuese është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme, dy paditë e bëra nga shoqata e bashkive të Shqipërisë për ankimimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Kujtojmë që presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi datën 30 qershor, shtyu datën e zgjedhjeve deri në datën 23 tetor. Kjo gjë nuk u mor parasysh nga qeveria e cila i zhvilloi zgjedhjet në datën 30 qershor. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret nga Gjykata Kushtetuese, por nëse vendoset pro presidentit dhe padisë së bërë, do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale.

Megjithatë, deputeti i partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka thënë se edhe nëse vendoset zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, ata nuk do të marrin pjesë nëse nuk do të ndryshohet kodi zgjedhor për të garantuar zgjedhje të ndershme.

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Bashkive të vendit, u mblodh nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i cili incioi kërkesën për shkarkimin e Voltana Ademit si kryetare e këtij institucioni. Kjo për faktin se Voltana Ademi, kryebashkiakia e Shkodrës ishte ajo që ngriti padinë në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me arsyetimin se janë antikushtetuese.

Vendimi për të shkarkuar kryetaren e Bashkisë Shkodër u mor me qëllimin që gjykimi i padisë së saj në Gjykatën Kushtetuese, të ndalojë përsa kohë ajo nuk do ishte më kryetare e SHBSH, por kjo nuk ndodhi duke qenë se çdo çështje me interes të lartë publik, nuk pushon së gjykuari edhe nëse padia tërhiqet.

Gazeta Sot