A do mbushet Parlamenti me deputetë dezertorë? Ministri jep përgjigjen që nuk pritej. –

 01/03/2019.

Ministri Bledi Çuçi që zuri vendin e Niko Peleshit në ministrinë e Bujqësisë, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar situatën politike të krijuar nga lënia e mandateve të deputetit nga opozita.

I pyetur nëse do të mbushet Parlamenti me deputetë dezertorë, Çuçi tha se një gjë e tillë është përgjegjësi përpara qytetarëve shqiptarë.

“Jemi në lartësinë dhe përgjegjësinë që duhet publike me shqiptarët. Fakti që po shtohet numri i kandidatëve që po tregojnë vullnet t’i bashkohen parlamentit është moment përgjegjësie nga këta individë. Pra kanë autoritet dhe peshë politikë edhe ata. Mendoj që kjo gjë vjen edhe si pasojë e një reflektimi nga thirrjet që ka bërë faktori ndërkombëtar politik. Të jemi të sigurt që do kemi të tjerë. Zgjedhjet janë legjitime, qeveria po ashtu. Zgjedhjet e tjera i përkasin vitit 2021:,- arsyetoi Çuçi.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/