Kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu në…

25 Nëntor 2026
Pas një dite me kthjellime dhe temperatura të ulëta, Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë së mërkurës.
Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga kthjellime dhe temperatura të ulëta, ndërsa me kalimin e orëve pritet shtim gradual i vranësirave.
Gjatë ditës do të mbizotërojë moti i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh, ndërsa mundësia për reshje shiu do të rritet gjatë mbrëmjes dhe natës. Temperaturat pritet të shënojnë rritje në orët e mesditës krahasuar me një ditë më parë. Në Tiranë, termometri parashikohet të luhatet nga 4 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor, me shpejtësi rreth 15 kilometra në orë në kryeqytet.